Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për media, tha se qeveria ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për kthimin kufizimit të lëvizjes.
Ai tha se për parandalimin e përhapjes së koronavirusit qeveria ka marrë vendim për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve të komunave të Shkupit me komunat në rrethinë, Tetovës, Kumanovës, Likovës, Shtipit, si dhe në komunat Bogovinjë, Tearcë, Jegunoc dhe Zhelinë prej ditën e enjte ora 21:00 deri ditën e hënë ora 05:00.
Ndërsa për qytetet e tjera orë policore do të ketë të premten, të shtunën dhe të dielën, nga ora 16:00 deri në orën 05:00.
Ai tha se dita e premte është festë shtetërore dhe jo ditë pune.
