“Shqiptarët po bashkohen”: Serbët provokohen nga deklaratat e Ramës

Mediat serbe i kanë dhënë një hapësirë të gjerë deklaratave të kryeministrit Rama në lidhje me portin e Durrësit në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë.

Rama tha se do të lehtësohen mjaft procedurat për kalimin e mallrave të Kosovës përmes portit të Durrësit duke e shndërruar sipas tij në një port “de facto” të Kosovës.

Mirëpo, kjo deklaratë është shoqëruar me shqetësim në Serbi.

“Blic.rs”, e cilëson këtë deklaratë si provokim, ashtu si shumë të tjera të ngjashme kur bëhet fjalë për raportet Kosovë-Shqipëri. Media serbe shkruan se Shqipëria dhe Kosova po i heqin praktikisht doganat mes tyre.

Po ashtu, gazeta thekson faktin se ministrat serb në qeverinë e Kosovës Goran Rakić and Dalibor Jevtić nuk ishin në mbledhjen e Tiranës.

Ndërkohë, “B92” është disi më e përmbajtur duke i mëshuar faktit se delegacioni nga Kosova u prit në Tiranë me nderime të mëdha. /albeu.com


Shtuar 2.10.2020 14:02