Shpërndahet Kuvendi, caktohet data e zgjedhjeve

Me 108 vota pro deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë votim nuk morën pjesë vetëm 7 deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së.

Vendimi për shpërbërjen e Kuvendi u paraqit nga kryetari Talat Xhaferi. Theksojmë se sot ishte afati i fundit për shpërndarje e Kuvendit.

Shpërndarja e Kuvendit hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.


Shtuar 16.02.2020 18:35