Shkon në 97 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 460 testime dhe janë vërtetuar 17 raste të reja me Covid-19.

Gjithashtu, dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.

“Në klinikën për Sëmundje Infektive humbi jetën një pacient nga Shkupi (89), i hospitalizuar më 4 maj. Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi edhe një pacient të ndjerë nga Velesi i cili ka qenë në spitalin ‘8 shtatori’ nga 15 prilli”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithsej numri i të diagnostifikuarve në Maqedoninë e Veriut është 1.740, numri i të shëruarve 1.251, ndërsa numri i të vdekurve 97. Momentalisht në Maqedoni ka 392 raste aktive me koronavirus.


Shtuar 15.05.2020 12:04