Shkon në 67 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme janë testuar 71 pacientë prej të cilëve dy kanë rezultuar pozitiv.

Një person është nga Shkupi i cili ka qenë në kontakt me pacient të infektuar në vendin tonë, kurse personi i dytë është nga Ohri i cili ka ardhur në vendin tonë nga Bresha e Italisë.

Të lidhura

None found

Ministri Filipçe gjithashtu njoftoi se edhe 17 pacientë që janë testuar në një klinikë private kanë rezultuar pozitiv, por që të njëjtit do të testohen sërish nga ISHP.

Me rastet e fundit numri i përgjithshëm i personave të infektuarve në vend deri tani është 67.


Shtuar 20.03.2020 11:06