Shkon në 35 numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i pacientëve të infektuar me koronavirus në Maqedoninë Veriore ka shkuar në 35.

Sot, 4 vetë kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Gjendja e të gjithë pacientëve paraqitet e stabilizuar.
M
inistria njofton se gjatë mbrëmjes në Aeroportin e Shkupit kanë arritur dy avionë nga Brukseli, udhëtarët e të cilëve janë testuar dhe pasi që të dalin rezultatet do të dërgohen në shtëpi për vetëizolim shtëpiak, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë Veriore.

Pritet që autoritetet të zhvillojnë vetë-izolim në grup në Demir Kapijë.


Shtuar 18.03.2020 14:28