Sela nga Drenoveci: Kodra e Diellit do të rilindë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka qenë sot në Drenovec nga ku përmendi rrugën Tetovë-Jazhincë.

Ai tha se në këtë rrugë në dita kalojnë 9 mijë makina ndërsa investimet shkojnë në Maqedonin lindore.

Sela përmendi edhe rregullimin e teleferikut në kodrën e diellit dhe tha se Kodra e Diellit do të jetësohet, dhe do të ketë zhvillim ekonomik

“Rruga Tetovë-Jazhincë, është rrugë me të cilën, përdite qarkullojnë mbi nëntë mijë makina, ndërsa investimet në rrugë ekspres dhe autorstrada në Maqedoninë lindore në të cilën mesatarja e çarkullimit të atyre makinave është tre mijë makina në ditë. Dhe 9 mijë makina në ditë që çarkullojnë dhe paguajnë tatime dhe aksisë për karburantin që harxhojnë bëhet kjo rrugë, por dikush na vjedh parat”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët.


Shtuar 10.07.2020 18:47