Një helikopter është rrëzuar sot rreth orës 11:30 minuta në Aeroportin ndërkombëtar të-Shkupit. Në helikopter kanë qenë 5 persona. Sipas informatave të para, një person është lënduar.
Helikopteri është i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nuk dihet akoma nëse ka apo jo viktima nga ky aksident.