Rëndohet bilanci, si ndryshuan shifrat sot në Maqedoninë e Veriut

Vijon të rëndohet bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, ku gjatë orëve të fundit 7 pacientë humbën jetën si dhe 115 të tjerë janë infektuar.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruarnë Shkup, përkatësisht 53 raste të reja, Strugë 13 raste, Tetovë 8 dhe nga gjashtë raste në Dibër dhe Shtip.

5 viktima janë regjistruar në Shkup dhe nga një në Tetovë dhe Krushevë.

Nga 40 të shëruar, 26 prej tyre janë nga Shkupi. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.032 teste, ndërsa probabiliteti i të infektuarve në raport me numrin e testeve arrin në 11 për qind.


Shtuar 5.07.2020 14:38