Pesë viktima dhe 22 raste të reja, si ndryshoi situata në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 36 pacientë të shëruar nga Covid-29 në: Shkup-19, Kumanovë-1, Shtip-5, Prilep-4, Tetovë-1, Strugë-1, Veles-3, Gostivar-2.

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë (58) dhe (63) nga Prilepi të cilët ishin në respiratorë. Në spitalin “8 Shtatori kanë ndërruar jetë tre pacientë, dy nga Shkupi (75) dhe (78) dhe një paciente nga Tetova (51). Para dy ditëve ka ndërruar jetë edhe një paciente nga Shkupi (71).

Në 24 orët e kaluara janë realizuar 362 teste, dhe janë konfirmuar 22 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-11, Kumanovë-2, Strugë-1, Veles-3, Kavadar-2, Gostivar-2 dhe Negotin-1 .

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarwve me koronavirus arrin në 1.421.


Shtuar 28.04.2020 13:43