Pandev mungon ndaj Kosovës?

Goran Pandev është në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Kosovës.

“Sportmedia” shkruan se Goran Pandev rrezikon t’i mungojë Maqedonisë Veriore, për ndeshjen e 8 tetorit, përcjell lajmi.net.

Gjithçka pritet të mësohet më vonë gjatë kësaj mbrëmje, ose ditën e nesërme.

“Është një problem, një problem i madh. Tentime po bëhen, unë dua të luaj për Maqedoninë, dua të vi, nuk ka fjalë, por do të shohim si shkojnë gjërat”, ka thënë Pandev për ‘Sportmedia’, transmeton lajmi.net.

Problemi qëndron me skuadrën e Genoa, e cila numëron 15 lojtarë të infektuar.

Mbetet të shihet nëse Pandev do të grumbullohet.


Shtuar 2.10.2020 19:30