OSBE-ODIHR: Do vazhdojmë misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve në Maqedoni

Misioni i OSBE-ODIHR në Shkup bën me dije se ata do të vazhdojnë të ndjekin procesin zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe se nuk ka ndryshime operacionale as me misionin dhe as me statusin.

“Për momentin, misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve është funksional në të njëjtën mënyrë dhe shtrirje siç ishte vendosur, dhe nuk ka ndryshime operacionale as me misionin, as me statusin e misionit.

Të dyja misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shkup dhe selia e ODHIR-it në Varshavë po ndjekin nga afër situatën dhe po e marrin atë shumë seriozisht dhe mund të rishikojnë planin e zhvillimit në përputhje me rrethanat nëse është e nevojshme”, thuhet në reagim.


Shtuar 12.03.2020 18:50