Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, ka caktuar seancën e 134-të të Kuvendit ku në rend dite do të jetë propozim ligji për Prokurorinë Publike, përcjell GazetaExpress nga Alsat-m.
Seanca do të fillojë sot në orën 17:00. Në këtë seancë pritet që të miratohet nevoja për sjelljen e ligjit, kurse debati mund të zgjasë deri në dy ditë dhe do të zhvillohet në Komisionin për Çështje Evropiane./GazetaExpress/