Mbi një mijë fletëvotime të reja në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut rrishikoi sot një vendim me të cilin do të përmirësohet gabimi teknik gjatë publikimit të rezultateve të enjten.

Sipas dokumentit, KSHZ ka përllogaritur 1.416 fletëvotime dhe se numri i fletëvotimeve të pavlefshme është rritur në 98.

Kreu u KSHZ-së, Oliver Derkoski deklaroi se këto numra nuk do të ndikojnë në rezultatin zgjedhor.

KSHZ të enjten njoftoi se kanë votuar 942.334 qytetarë, ndërsa prej tyre 31.466 janë të pavlefshme.


Shtuar 18.07.2020 15:51