Maqedonia e Veriut shifra rekord vdekjesh dhe të infektuarish

Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut shënoi shufra rekord vdekjesh dhe të infektuarish.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 8 jetë të humbura dhe 196 të infektuar me koronavirusin e ri në 24 orë.

Viktimat ishin të moshës nga 31 deri në 86 vjeç; 4 prej tyre janë nga Shkupi ndërsa të tjerët nga qytetet e Strugës, Ohrit, Gostivarit dhe Resnjës.

Numri i vdekjeve nga Covid 19 në shtetin fqinj ka mbërritur kështu në 179, ndërsa janë testuar gjithsej mbi 42,260 persona.


Shtuar 14.06.2020 12:57