Maqedoni: Arrin në 298 numri i viktimave, 3484 raste aktive me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, duke bërë që ky numër të jetë rekord i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Maqedoni ka arritur në 298, shkruan Alsat.

Sipas raportit të Ministrisë, pesë të vdekur janë regjistruar në Shkup, dy në Tetovë, dy në Strugë dhe nga një në Gostivar, Veles dhe Gostivar.

Por Maqedonia sot ka shënuar edhe një tjetër rekord, kjo pasi numri i personave që i janë shtuar listës së të shëruarve është 112, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2,427.

“Ka një rast në Kumanovë që, i cili duhet të verifikohet. Megjithatë nëpër botë ka pasur raste të verifikuara. Se përse ndodh kjo, shkenca ende nuk mund ta shpjegojë. Ka disa informacione jo zyrtare se bëhet fjalë për njëfarë mutacioni të virusit. Çfarë forme mutacioni është, më i rëndë apo më i lehtë, ende nuk dihet”, tha Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

132 persona janë infektuar me COVID-19 tregojnë të dhënat e fundit, teksa numri i të infektuarve arriti në 6209, nga të cilat 3484 janë raste aktive.


Shtuar 29.06.2020 15:13