MAQEDONI/ 90 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19

Maqedonia e Veriut vijon të përballet me shifra të larta sa i përket rasteve të reja me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 9 persona nga koronavirusi dhe janë regjistruar 90 raste të reja.

36 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 4 në Tetovë, 10 në Strugë, 2 në Kumanovë, 8 në Shtip, 2 në Manastir, 2 në Veles, 13 në Ohër, në Gostivar 1, Krushevë 1, Koçnë 2, Probi Shtip 1, Demir Hisar 1, Sevti Nikolë 2, Resnje 6.

Kujtojmë që deri tani në Maqedoninë e Veriut 247 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 5,196 janë të infektuar.


Shtuar 22.06.2020 15:26