MAQEDONI/ 3 viktima dhe 18 raste të reja

Nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit , 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Numri më i madh është shënuar në Kumanovë (9), Shkup, Tetovë dhe Shtip nga dy raste ndërsa Veles dhe Gostivar nga një rast.

Rasti i parë është evidentuar edhe në Pehçevë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 1225, ndërsa i viktimave 54. Deri tani janë bërë 12133 teste.

/Alsat/


Shtuar 20.04.2020 14:12