Lëvizin ndjeshëm temperaturat, si do të jetë sot moti

Moti në pjesën më të madhe të vendit, moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, përcjell GazetaExpress.

Nga fundi i ditës vranësira do të rritet, ndërsa në pjesët verilindore do të ketë kushte për borë të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri në erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 4 deri në 4 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 4 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare. do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 1, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë stabil me erë mesatare, ndërsa të shtunë me erë të përforcuar veriore. Nga e diela do të ketë rritje të temperaturës gjatë ditës.


Shtuar 21.02.2020 08:37