Lajçek: Konsensus i ri për negociatat me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është aktualisht me sytë nga BE për të ditur fatin e negociatave.

Shefi i Diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak ka thënë se se muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar në rreziqe me të cilat do të përballet BE-ja nëse nuk dërgon sinjal të qartë për rajonin.

“E rëndësishme është të gjendet konsensus i ri për hapjen e negociatave inkuadruaese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet Samiti i majit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Lajçak në konferencën për sfidat strategjike të BE-së në Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, që mbahet në Berlin. /albeu.com/


Shtuar 17.01.2020 10:55