Me rastin e takimit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, me banorët e fshatit Pirok, kryetari i Aleancës për Shqiptarët theksoi se nëse Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fitojnë zgjedhjet parlamentare 2020, lojrat e fatit do të lejohen vetëm në hotele me 5 yje, sepse hotelet me 5 yje garantojnë që nuk do të jenë afër vendbanimeve, nuk mund të ketë qasje gjithsecili, dhe kjo do ta ndal në mënyrë të kënaqshme këtë fenomen devijant.
Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët rreth lojrave të fatit është shprehur disa herë publikisht dhe i njeti tanimë është edhe i futur në programin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa “Shtet për të gjithë”.
Më tej, Ziadin Sela theksoi se ky koalicion I cili nëse ësthë pjesë e qeverisë, do të ndryshojë ligjin e lojrave të fatit sikur modeli i Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak se ky fenomen devijant në shoqërinë tone, detyron me mijëra të rinj që të braktisin vendin dhe zgjidhjen ta kërkojnë në shtetet e Evropës siç është Gjermani dhe shtetet tjera. Situata aktuale me kazinot është një plan i cili plotëson mozaikun që një ditë na mbajnë me përralla për shoqërinë e përbashkët për të gjithë, por ama shtetin ta mbajnë vetëm për ta. Ne s’kemi kohë për të humbur”.
