Këshilltari i LSDM-së, kërkon vrasjen e shqiptarëve dhe i ofendon

LSDM po shfaq shenja nervozizmi dhe fjalor të pakursyer ndaj shqiptarëve në një fushatë nacionaliste kur edhe përfaqësues të këtij subjekti po shpërfaqin idetë raciste, madje duke shkuar më larg, për të kërkuar vdekjen e shqiptarëve, informon TetovaSot.

Në vijë të kësaj është këshilltari i LSDM-së i cili kërkon vrasjen e shqiptarëve dhe i ofendon rëndë ata.

Mane Manoljovski këshilltar i LSDM-së, ka përdorë një fjalor fashist ndaj shqiptarëve në një postim të tij në rrjetin social facebook me plot fjalë të ndyta duke sharë me nënë shqiptarët dhe duke i quajtur kaçakë për të kërkuar të dijë ose të tregojnë këta të fundit se nga janë, nga Kosova apo Shqipëria.

Postimi i tij mban fjalë shumë fyese dhe të pista.


Shtuar 14.06.2020 14:03