Kërcënoi me armë policin, përfundon në pranga i riu

Një i ri ka përfunduar në prangat e autoriteteve në Shkup.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht në ora 21.30 policia ka arrestuar 28-vjeçarin SH.I. nga fshati Kondovë në Shkup.

28 vjeçari kërcënoi me jetë një polic duke i drejtuar armën e zjarrit, nga ku u përpoq të largohej nga vendngjarja.

Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit dhe se pasi të dokumentohet plotësisht rasti, kundër personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal.


Shtuar 19.05.2020 11:50