Kërcënime dhe para për të votuar, Prokuroria tregon problemet në zgjedhje

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka njoftuar se qytetarët kanë raportuar një sërë parregullsish gjatë procesit zgjedhor.

Deri në ora 13:00 është raportuar për agjitacion kërcënues drejtpërdrejtë ose nëpërmjet rrjeteve sociale për të votuar parti të caktuar politike, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, janë ofruar kuponë për derivate, si dhe para për votë, ndërkaq ka patur tentim të votimit me letërnjoftim të pavlefshëm.

Sipas PTHP-së, këto raste kanë ndodhur në Strumicë, Koçan dhe Shkup. Të gjitha këto parregullsi janë raportuar nëpërmjet postës elektronike të PTHP-së.


Shtuar 15.07.2020 13:39