Janeva nuk gjen qetësi, vazhdon gjykimi për rastin “Haraçi”

Procesi gjyqësor për lëndën “Haraçi” vazhdon sot me prezantimin e provave materiale. Në seancën e fundit gjyqësore për këtë lëndë u lexuan dhe prezantuan urdhra dhe raporte nga sendet e marra gjatë kontrolleve në shtëpitë e të akuzuarve Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Katica Janeva, gjegjësisht në shtëpinë e të dënuarit Zoran Milevski – Kiçeec.

Opinioni kishte mundësinë të dëgjonte se gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e Boki 13 janë marrë shumë sende, gardërobë dhe mobilie, përderisa në shtëpinë e të akuzuarës Janeva, siç informon prokurorja Irena Trajçeva, janë marrë laptop, usb dhe sende të tjera.

Pas prezantimit të provave materiale nga ana e prokurorisë, pritet që edhe mbrojtja e Boki 13 dhe Janevës t’i prezantojë provat e tyre materiale. /Telegrafi/


Shtuar 31.01.2020 08:42