Për shkak të pandemisë COVID-19 (Coronavirus), provimi pranues për dhënien e bursave nuk do të organizohet dhe realizohet më 26 Prill 2020, siç ishte përcaktuar dhe shpallur më parë.
Pranimi i nxënësve të rinj në vitin e parë dhe dhënia e bursave do të realizohet si më poshtë:
Nxënësit të cilët nuk do të aplikojnë për bursa do të duhet të sjellin dëftesat nga klasa e 6-të, e 7-të dhe të 8-të. Këto nxënës do të mund të regjistrohen sipas raportit të komisionit të regjistrimit.
Dokumente dhe çertifikata të duhura për marrjen e bursave:
1. Çertifikatë nga gara për marrjen e bursave në matematikë – fizikë e organizuar nga ShMP “Jahja Kemal” më 14.12.2019,
2. Çertifikatë e klasës së 8-të nga Olimpiada shtetërore në matematikë,
3. Çertifikatë e klasës së 8-të nga Olimpiada Shtetërore në Fizikë,
4. Çertifikatë e klasës së 8-të nga Olimpiada Shtetërore në Informatikë,
5. Çertifikatë e klasës së 8-të nga Olimpiada Shtetërore e Kimisë,
6. Çertifikatë shtetërore ose ballkanike nga sporti dhe arti.
Studentët që dëshirojnë të marrin bursa duhet të paraqesin dokumentet e lartëpërmendur dhe do të pranohen për një intervistë me komisionin e regjistrimit i cili do të vendosë se cilët nxënës do të pranohen me bursë.
Telefoni për kontakt:
Shkup 072 / 229-030 dhe 071 / 346-820
Bogovinë – Tetovë 071 / 386-342
Struga 071 / 346-817
Nga udhëheqësia e ShMP “Jahja Kemal”