Ftesa e Zaev për koalicion me partitë shqiptarë, Ali Ahmeti refuzon të komentojë

Kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti nuk ka komentuar ftesën e Zoran Zaev për koalicion në zgjedhjet e parakohshme. Ahmeti thotë se nuk di asgjë nga kjo ftesë dhe nuk sheh asgjë nga ky bashkëpunim që po i komunikohet.

Ndërkohë që dy parti të tjera shqiptare BESA dhe PDSH kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhor me LSDM, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dalë në një koalicion më vete.

”Nuk shoh asgjë në këtë bashkëpunim, se s’di asgjë. Nuk di”- tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kujtojmë se LSDM falë BDI mori qeverinë në Maqedoninë e Veriut edhe pse VMRO- DPMNE me në atë kohë kryetar Nikola Gruevskin kishin fituar 51 vende.

Po ashtu edhe partia tjetër shqiptare BESA fitoi në 2016, 5 mandate në parlament. Por zëdhënësi i BDI Bujar Osmani tha se është e rëndësishme që qeveria të krijohet me partinë që del fituese nga zgjedhjet. Një deklaratë e tillë shton dyshimet se nuk do të ketë një koalicion LSDM- BDI për zgjedhjet ndërkohë që VMRO- DPMNE forcon pozitat nën drejtimin e kryetarit të saj të ri Mickoski.


Shtuar 21.02.2020 18:00