Filipçe: Gjendja në spitale mbetet e përballueshme

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në lidhjen e tij “via skype” nga shtëpia, pasi dihet se prej disa ditësh ndodhet në vetizolim, njoftoi për gjendje e pacientëve të shtruar në spitale.

Sipas ministrit në Klinikën Infektive ndodhen të shtruar 61 pacientë, 18 në gjendje të rëndë, 5 në aparate respiratore.

Në spitalin “8 Shtatori” 8 pacientë të rinj, 4 ndodhe në gjendje të rëndë. Në Manastir 7 pacientë, në spitalet e Shtipit 2, ndërsa në spitalet e Kumanovë, Velseit, Prilep 50 të shtruar. Gjithsesi ai tha se gjendja në spitale mbetet e përballueshme.


Shtuar 27.04.2020 14:09