Një fëmijë i moshës 12-vjeçare është plagosur me një mjet të mprehtë në tregun e gjelbër në Shkup, informojnë nga MPB.
Incidenti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 20:00. Në polici është raportuar se 12-vjeçari është gjetur me plagë në pjesën e shpinës, të shkaktuara nga goditjet me një mjet të mprehtë nga një person i panjohur.
I mituri është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
