E paketuar në qese vakumi, sekuestrohen mbi 1 ton lëndë narkotike në Shkup

Një sasi më shumë se 1 ton lëndë narkotike është sekuestruar mbrëmjen e të mërkurës në Shkup.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski.

“Përmes Departamentit të Policisë Kriminale, në kuadër të masave të intensifikuara në luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës në koordinim dhe udhëzim me Prokurorinë Publike Kavadar, aktualisht po kryhet një veprim në zonën e Shkupit, ku 12 paleta janë gjetur dhe konfiskuar në një depo në Butel.

Droga peshon 1,240 kg, e paketuar në qese vakumi polietileni.

Një person kundër të cilit do të ngrihet kallëzim penal në bazë të nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal në Prokurorinë Publike Kavadarci është liruar. Hetimi po vazhdon me qëllim të përcaktimit dhe zbulimit të personave të tjerë të përfshirë në rastin e tregtisë së paligjshme të marijuanës ”, ka shkruar Tasevski.


Shtuar 23.04.2020 06:29