DETAJET/ Si kaloi 1.3 ton kokainë në dy doganat shqiptare dhe u kap në Maqedoninë e Veriut

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar nga një aksion ndërkomëtar policor në Maqedoninë e Veriut.

Droga me një kamion bananesh erdhi nga Amerika për në Mal të Zi dhe më pas kaloi në dy doganat shqiptare për të shkuar në Maqedoninë e Veriut.

Ditën e djeshme, sasia prej 1.3 ton kokainë hyri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe doli nga pika kufitare e Qafë Thanës.

Destinacioni final ishte Sllovenia, por aksioni i policisë arriti të zbulonte lëndën narkotike në një magazinë frutash në Krushopek të Sarajit.

Deri tani kanë rënë në pranga tre persona që janë dy shoferë dhe një magazinier, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Në aksionin ndërkombëtar për kapjen e kokainës kanë marrë pjesë DEA amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe policitë e disa vendeve të tjera


Shtuar 19.02.2020 18:52