Data e zgjedhjeve, të hënën mblidhen liderat politikë

Takimi i liderëve i paralajmëruar për javën që vjen do të mbahet të hënën.

Nga kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftojnë për TV ALSAT, se pas komunikimit me përfaqësuesit e partive politike është planifikuar që takimi të mbahet në ditën e parë të javës që vjen, të hënën në orën 12.00.

Temë diskutimi do të jenë mbajtje eventuale e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.


Shtuar 16.05.2020 11:57