Ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut? Sot katër viktima e dhjetra raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 464 testime për koronavirus, prej të cilave 37 kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-20, Kumanovë-3, Shtip-1, Tetovë-3, Strugë-2, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Koçan-2.

Gjithashtu, katër pacientë kanë humbur jetën dhe 131 të tjerë janë shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.827, prej të cilvëe 13.315 janë shëruar, ndërsa 652 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 1.860.


Shtuar 14.09.2020 12:42