COVID-19, vdes doktori i njohur nga Tetova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se dr. Arifikmet Deari, nga Tetova ka humbur betejën me koronavirusin pas 15 ditësh trajtimi në spital, shkruan gazeta KOHA.

Doktor Arifikmet Deari, urolog nga Tetova, vdiq në moshën 64 vjeç në spitalin “8 Shtatori”. Dr. Deari u shtrua në spital për probleme neurologjike, por ishte edhe pozitiv me Covid-19. Pas 15 ditësh trajtimi në spital, ai humbi betejën me sëmundjen.

“Dr. Deari, i cili kishte vetëm disa muaj para daljes në pension, është mjeku i parë që vdiq nga ndërlikimet e koronavirusit. Unë i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet e thella familjes së tij. Ju bëj thirrje kolegëve të mi shëndetësorë që të mbrohen në vendin e punës në përputhje me protokollet, por edhe jashtë vendeve të punës. U bëj thirrje edhe qytetarëve të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit e shëndetit dhe të gjithë bashkëqytetarët e tyre”, ka shkruar Filipçe ne profilin e tij në Facebook.


Shtuar 5.07.2020 09:58