Policia gjatë mbrëmjes së djeshme ka gjetur 14 emigrantë gjatë kontrollit të një automjeti në autostradën Gjevgjeli – Demir Kapi dhe e ka arrestuar shoferin S.A.(25) nga fshati Studeniçan i Shkupit.
Dymbëdhjetë emigrantë janë nga Afganistani, ndërsa dy nga Siria.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmë në orën 21:10 në afërsi të parkingut “Miletkovo”, në autostradën Gjevgjeli – Demir Kapi, është privuar nga liria S.A.(25) nga Studeniçani, i cili e ka drejtuar automjetin “folksvagen fejton”, me targa nga automjet tjetër, për shkak se gjatë kontrollit nga nëpunësit policorë në automjet janë gjetur 14 persona-emigrantë.
“S.A. dhe emigrantët u janë dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB-Strumicë për procedurë të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.