Paniku nga përhapja e koronavirusit ka shtyrë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut të marrë masa mbrojtëse, ku ndër të tjera Qendra Kulturore “Koço Racin” në Kërçovë, i anulon të gjitha ngjarjet kulturore në 14 ditët e ardhshme.
Datat e reja të ngjarjeve kulturore do të bëhen të ditura pasi të përfundojnë rekomandimet e qeverisë.
Ndryshe, me rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria vendosi që prej të martën, në 14 ditët e ardhshme të anulohen të gjitha tubimet publike, si dhe vendosi të ndërpritet procesi mësimor.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar nëntë raste me koronavirus.