Një aksident i rëndë ndodhi në hyrje të Tetovës.
Siç mëson TetovaSot nga vendi i ngjarjes një person ka përfunduar me plagë të rënda dhe është transferuar me urgjencë në Klinikat e Shkupit.
Siç mësojmë shoferi ka qenë i vetëm në makinë, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin mbrojtës dhe shtyllën elektrike.
“Ne arriëwm menjëherë dhe nxorrëm shoferin nga vetura, ku nga lëndimet e mëdha shoferi u transferu drejtë në Klinikat e Shkupit” u shpreh Uka Aliti pë TetovaSot.
Ekipet e policisë janë në vendngjare dhe po hetojnë shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin.