Ahmeti: BDI është vërtetë nëna e madhe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në takimin me qytetarët që u organizua në Komunën e Sarajit i ka quajtur të “vegjël” të gjithë ata që janë larguar nga BDI-ja (nana e madhe). Ahmeti gjithashtu tha se nuk është koha që partitë shqiptare të zihen për karrike, njofton Shenja.

“Dëgjoj zëra që zihen ca se ky ka qenë BDI, ai ka qenë BDI, këta të vegjlit që kanë ikur prej te nëna e madhe. Të gjithë këta që kanë ikur kanë qenë te Bashkimi Demokratik për Integrim. Bashkimi Demokratik vërtetë është nana e madhe. Ju them hajdeni te nana e madhe, mos u zini, mos rrini në rrugë. Nuk është koha të zihemi për karrika. I humbëm 10 mandate, jo Bashkimi Demokratik për Integrim por shqiptarët. Akoma kanë punë shqiptarët për barazi të plotë në këto hapësira. Jeni dëshmitar se sa shpifje janë bërë për BDI-në gjatë këtyre viteve. Çdo e keqe që ka ndodh është adresuar tek BDI. Padrejtësitë duhet të marrin fund, le të maten me BDI-në me vepra, koncepte e vizione”.

/SHENJA/


Shtuar 10.01.2020 22:50