A do shtyhet më shumë Gjendja e Jashtëzakonshme? Nis mbledhja e Këshillit të sigurisë

Në Vilën Vodno tashmë ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën do të diskutohet për gjendjen me pandeminë Covid-19 si dhe do të shqyrtohet mundësia për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, marrë parasysh se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon nesër.

Pak më parë u bë e ditur se qeveria kërkon vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera shkruan alsat.

Në mbledhje për momentin janë të pranishëm kryeministri teknik Oliver Spasovski, kreu i Kuvendit Talata Xhafei, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ai i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, anëtari i Këshillit të Sigurisë Veton Latifi si dhe Dr. Zharko Karadxhovski nga Komisioni për Sëmundje Infektive.


Shtuar 15.05.2020 13:12