73 viktima dhe mbi 1000 të infektuar, si është situata në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut prania e virusit COVID-19 është zbuluar edhe tek 21 persona.

Prej tyre 8 janë nga Shkupi, 6 nga Kumanova, 4 nga Prilepi dhe nga 1 i infektuar në Tetovë, Strugë dhe Pehçevë. Duke përfshirë edhe rastet e reja, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi shkon në 1442.

Numri i viktimave vazhdon të shtohet, gjithashtu. Tre persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, 2 nga Kumanova dhe një nga Shkupi, duke e çuar në 73 numrin e viktimave nga ky virus. Gjatë natës së kaluar janë bërë 279 testime.


Shtuar 30.04.2020 07:43