6 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 131 raste të reja me Covid-19.

Po përgjatë kësaj periudhe kohore, janë shëruar 86 persona.

Betejën me virusin vdekjeprurës e kanë humbur 6 persona nga të cilët 2 nga Shkupi, një nga Ohri, 2 nga Prilepi dhe një nga Shtipi.


Shtuar 29.08.2020 13:24