25 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Ministri Filipçe informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 354. Numri i të infektuarve në Shkup ka mbërritur në 183, ndërsa në Kumanovë 54. Lajmi i mirë është se në Dibër numri i të prekurve vazhdon të mbetët 47 tashmë dy ditë, pasi që nuk ka asnjë rast të ri.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja. 7 në Shkup, 7 në Kumanovë, 2 në Prilep, 2 në Strugë, 5 në Tetovë, 1 në Gjevgjeli dhe 1 në Koçan. Nga 28 pacientët që gjenden në Dibër në mjekim shtëpiak, 11 prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do t’u masa për testim. Duke qenë se kanë kaluar ditë të mjaftueshme në izolim pritjet janë që të njëjtët të rezultojnë negativ në ri testimin për virusin korona. Gjithsej deri tani janë bërë 3775 testime- pohoi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe informoi se tashmë janë shëruar edhe 5 pacient të tjerë që kanë rezultuar negativ në dy ri-testime, dhe kështu numri i të shëruarve arrin në 17. Ai gjatë konferencës së sotme për media informoi se institucionet shëndetësore janë të përgatitura për t’u përballur me situatën në ditët e ardhshme kur parashikohet që virusi COVID-19 në fund të prillit do të ketë pikun më të madh.


Shtuar 2.04.2020 07:31