Lista e fituesve të Këshillit Kombëtar të PD-së, mungojnë Ristani e Harxhi (FOTO LAJM)

Pak momente më parë PD shpalli listën fituese të 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.

Nuk rezultojnë të jenë shpallur shpallur fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Ndërkaq në listë janë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Glauk Olldashi, Ahmet Prençi.

Dje Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike votoi për anëtarët e rinj të Këshillit.


Shtuar 18.07.2021 14:30