Victoria Beckham i jep përgjigje pyetjes së famshme

Xhinsi është vërtet një nga materialet më të preferuara në botë, dhe shpesh kombinimet me të godasin në shenjë.

Por një kombinim i cili mendohet dy herë, është ai i xhinsit me xhins. Ndoshta mund t’ju ketë ndodhur që t’i bëni vetes pyetjen nëse do guxonit t’i vishnit ose jo.

Përgjigjen e gjeni tek koleksioni i vjeshtës që ka prezantuar Victoria Beckham.

Në veshjet e biznesmenes thuhet se ky kombinim është shumë i përhapur. Mjafton që të keni një detaj për të bërë thyerjen e ngjyrave dhe do të dukeni shumë bukur.


Shtuar 8.01.2020 21:50