Vajzat e njohura përdorin këtë truk që këmbët të duken më të gjata (FOTO LAJM)

E keni pyetur ndonjëherë veten çfarë bëjnë vajzat e njohura që duken sikur kanë këmbë kilometrike? Me siguri keni ndër mend Gigi Hadid, Elsa Hosk, dhe shumë prej yjeve të Victoria’s Secret. Duken sikur gjithmonë janë gati.

Po cili është sekreti i të pasurit këmbë të gjata si një supermodele, pavarësisht se nuk e ke trupin e një supermodeleje?

Përgjigjja: pantallonat me shtrat të gjatë. Po, kaq e thjeshtë është. Një truk stili për të cilin personazhet e njohur japin siguri për këmbë të gjata është zgjedhja e pantallonave.

Silueta e veshjes ka të bëjë shumë me mënyrën se si dukesh veshur me një palë pantallona me shtrat të lartë. Thënë shkurt, pantallona me shtrat të gjatë do të thotë këmbë më të gjata

Arsyeja që xhinset dhe fundet me shtrat të lartë i bëjnë këmbët të duken më të gjata ka të bëjë me belin, përcaktimi i të cilit arrin deri në atë pikë sa duket sikur i zgjat këmbët edhe për disa centimetër.


Shtuar 6.09.2020 12:31