Një hulumtim i ri ka zbuluar se arsyeja përse disa njerëz e kanë vështirë ta injorojnë alkoolin mund të jetë truri, i cili ka vështirësi të heqë dorë nga varësitë.
Revista mjekësore ‘eNuero’, publikoi një studim në të cilin thuhej se varësia ndaj alkoolit veçse ekziston në trurin e njeriut, përpara se ai t’ia fillojë konsumit, shkruan Daily Star.
Bashkëautori i studimit, Dr David Moorman nga Universiteti i Massachusetts Amherst, tha se: “Ndryshimet individuale në reagimin e trurit ndaj alkoolit mund të tregojnë aftësi për abuzim me alkoolin”.
Ai thotë se korteksi orbitofronal (OFC) është fajtor për varësinë. OFC e kontrollon reagimin e trurit ndaj alkoolit.
Kjo pjesë e përcakton dhe ruan informacionin se cilat veprime ne i konsiderojmë shpërblyese – siç është ndjesia relaksuese e konsumit të alkoolit.
Ekspertët shëndetësor rekomandojnë të mos konsumohen më shumë se 14 gota alkool çdo javë.