Studim: Mbipesha është e rrezikshme për të prekurit me koronavirus

Studiues të shërbimit shëndetësor britanik tregojnë se mbipesha është faktor risku për personat që preken me koronavirus. Të dhënat në revistën “Obeziteti” tregojnë se 75% e personave në terapi intensive janë mbipeshë.

Informacionëet e deritanishme nxjerrin në pah faktin se komplikacionet e mëdha lidhen me peshën e lartë të individëve. Krahas kësaj, personat me kilogramë të tepërt krijojnë probleme me zemrën, veshkat dhe diabetin.

“ Edhe 10 vjet më parë me gripin pandemik H1N1, subjektet më të rrezikuara dhe me përqindje të lartë vdekshmërie ishin ata mbipeshë”, tregon Claudio Mastroianni, drejtor i klinikës së sëmundjeve infektive në poliklinikën Umberto në Romë.

Sipas ekspertëve, personat me masë trupore nga 35 në 40 janë më të rrezikuar


Shtuar 10.07.2020 15:22