Strategjia si të ktheni ëndrrat në realitet

Psikologët kanë gjetur një zakon të vetëm që realizon shumicën e qëllimeve dhe mënyrën për t’i korrigjuar ato.

Sa shpesh e gjeni veten të humbur në një fantazi, duke imagjinuar se sa e mrekullueshme do të ishte jeta juaj nëse do të ishit këngëtarë, të themeloni kompaninë tuaj, të shkruani një roman?
Është e natyrshme të mendojm për gjërat që duam por në kundërshtim me literaturën e mendimit pozitiv, thjesht vizualizimi i një të ardhme të ndritshme nuk do ta bëjë atë që të ndodhë vërtet.

Në vend të kësaj, hulumtimet psikologjike tregojnë se ne duhet të fillojmë të bëjmë plane pragmatike për të përmbushur qëllimet tona në vend që thjesht të ëndërrojmë. Kjo do të thotë të krahasosh ëndrrat me realitetin tonë aktual, të identifikosh pengesat dhe të gjesh mënyrën më të mirë për t’i kapërcyer ato.

Psikologët e quajnë këtë proces “të kundërtat e mendimit. Hulumtimi i tyre tregon se shumica e njerëzve nuk arrijnë të përfshijnë në mënyrë efektive strategjinë në jetën e tyre të përditshme, që do të thotë se qëllimet tona të mira mbeten të dëshiruara dhe ne kurrë nuk i arrijmë ëndrrat tona.

Të mësuarit se si kombinosh imagjinatën me identifikimin e problemeve mund të përmirësojë zgjidhjen e problemeve, motivimin dhe vetëkontrollin tonë dhe të gjitha këto mund të sjellin përfitime të mëdha në jetën tonë personale dhe profesionale.

“Teoria e Realizimit të Fantazisë”

Gabriele Oettingen, pedagoge e psikologjisë në universitetin e Nju Jork-ut, ka qenë studiuesja kryesore e shumë kërkimeve në këtë fushë, të cilën ajo e quan “Teoria e Realizimit të Fantazisë”.

Interesi i saj filloi me disa studime në vitet 1990 që dhanë rezultate kundër intuitës, e të gjitha zbuluan se të menduarit pozitiv më vete mund të ishte çuditërisht kundër-produktiv. Duke studiuar ajo zbuloi se sa më shumë njerëz fantazonin për humbjen e peshës, aq më pak kishte gjasa të binib nga pesha. Ndërkohë studentët, të cilët ëndërronin suksesin akademik, merrnin nota më të këqija sesa ata që nuk e bënin.

Dhe kështu, në fillim të viteve 2000, ajo filloi të hulumtonte nëse një kontroll i thjeshtë i realitetit mund t’i vinte ato në rrugën e duhur. Duke punuar me kolegët në Gjermani, ajo rekrutoi 55 fëmijë në shkollë që studionin anglisht. Disa u pyetën për të shkruar një histori në lidhje me përfitimet e të qenit i aftë në gjuhën angleze një “fantazi pozitive”.

(Përgjigjet e tyre varionin nga “babai im është i lumtur” deri “Unë mund të flas me djemtë e rrugës.) Të tjerëve iu kërkua të rendisnin pengesat që mund t’i ndalonin ata të arrijnë atë qëllim pra “realitetin negativ”, si p.sh. duke mos ditur fjalë të mjaftueshëm ose duke u tunduar për të luajtur futboll në vend që të bëjnë detyrat e shtëpisë. Dhe një grupi të tretë u kërkua të bënte të dyja, duke u angazhuar së pari në fantazinë pozitive të ndjekur nga një njohje e realitetit negativ. Ky ishte fenomeni i “kontrastit mendor”.

Oettingen zbuloi se fëmijët që do të kishin përjetuar më parë kontrast mendor kishin përparuar shumë më mirë gjatë tre muajve. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për studentët që kishin pritshmëritë të larta, ndërsa të tjerët morën rezultate të paqarta, shkruan gazeta Si.

Këto zbulime të hershme frymëzuan studimeve të reja në shumë kontekste të ndryshme gjatë viteve në vijim dhe së bashku, ato ndërtojnë një rast bindës për kontrastin mendor si një fenomen i gjithanshëm dhe i vlefshëm.

Tani e dimë se përfitimet përfshijnë gjithçka, nga performanca më e mirë akademike, deri tek dieta e përmirësuar. Vitin e kaluar Oettingen zbuloi se kontrasti mendor gjithashtu mund të parashikonte suksesin në garë, sa më shumë përkushtim të kishte në trajnimin e garuesve aq më shumë do të ishte mundësia përntë fituar.

Dhe në një studim të botuar në fillim të këtij viti, studiuesit treguan se kjo gjithashtu mund të çojë në marrëdhënie më të mira, duke ndihmuar individët të kapërcejnë zhgënjimet e tyre dhe të pajtohen pas mosmarrëveshjeve.

“Kontrasti Mendor tani është hulumtuar shumë mirë,” thotë Katja Friederichs, një psikologe që studion kontrastin mendor në universitetin e Trier, Gjermani.

Kontrasti mendor duket të jetë veçanërisht efektiv kur kombinohet me “qëllimet e zbatimit”. Në thelb, pasi të keni identifikuar pengesat që do t’ju ndalojnë të arrini qëllimin tuaj, duhet të planifikoni mënyra konkrete për të kapërcyer sfidën.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është një hap i thjeshtë që u shpëton shumë njerëzve, raporton BBC.

Në një studim të botuar në fillim të këtij viti, psikologia sociale Elizabeth Mutter në universitetin e Nju Jork-ut kohët e fundit shqyrtoi përdorimin e kësaj teknike për zvogëlimin e pirjes së duhanit. Një pjesëmarrës, për shembull, identifikoi se stresi shpesh shkaktonte konsumimin e duhanit dhe ata vendosën që në vend të kësaj të shkonin në shëtitje në vend që të pinin cigare.

Mutter zbuloi se njerëzit të varur nga cigaret kishin më shumë gjasa të përfitonin nga aplikimi i kontrastit mendor.

Ekspertët thonë se nëse dëshironi të provoni kontrastin mendor të vetes, mos harroni të ndiqni programin ‘WOOP’, e cila ju kujton të keni parasysh se cfarë dëshironi dhe dhe të gjeni pengesat, e më pas të krijoni një plan si t’i kapërceni këto sfida. Me kalimin e kohës, këto hapa të thjeshtë do të ju bëhen zakon që do ta zbatoni sa herë që nisni dhe imagjinoni.


Shtuar 30.08.2020 11:05