Shenja që fëmija juaj mund të jenë infektuar me COVID-19

Diarreja, të vjellat dhe dhimbja e stomakut duhet të konsiderohen si simptoma zyrtare të Covid-19 tek fëmijët, thonë shkencëtarët. Ndonëse nuk përfshihen tek shenjat që shfaqin të rriturit, besohet se këto tregojnë që fëmijët mund të jenë të infektuar.

Pavarësisht të dhënave të shkencëtarëve, zyrtarët thonë se mbetet ende e paqartë nëse dhimbja e stomakut lidhet me Covidin, ndërsa për dy simptomat e tjera ka pasur të dhëna nga vetë pacientët që e kanë kaluar sëmundjen.

Shkencëtarët në Irlandën e Veriut thonë se shenjat e lidhura me zorrën janë aq të lidhura me sëmundjen tek fëmijët, sa duhet të merren shumë seriozisht. Ata shtuan se kollitja, një nga simptomat kryesore në të rriturit që sëmuren rëndë, nuk ishte një tregues i besueshëm nëse një fëmijë është infektuar.


Shtuar 3.09.2020 17:55