Po, kjo taktikë do ju rikthejë buzëqeshjen brenda 90 sekondave

90 sekonda dhe gjendja e humorit të keq kalon. Nuk është një lojë sociologjie, por një terpai e vogël dhe efikae e sugjeruar nga filozofja Elsa Punset, eksperte në menaxhimin e emocioneve, përmes një testi shumë të dobishëm.

Si ta kalosh këtë gjendje

Para se ta aplikosh këtë sugjerim të Punset, është mirë të përcaktoni kategorinë e humorit të keq. Të mos e ngatërroni për shembull me depresionin, i cili ka nevojë për një terapi specifike.

Humori i keq është një gjendje shpirtërore kalimtare, ndonjëherë e shkaktuar nga gjëra shumë banale: një përgjigje e vrazhdë në punë, kapriçot e fëmijëve, një thashethem që keni dëgjuar për veten, apo një mungesë vëmendjeje nga një person që doni shumë.

Sidoqoftë, kjo gjendje, nëse përsëirtet shpesh, mund të sjellë pasoja negative. Mund të mos pëlqeni veten, të mos ndiheni rehat, të lodheni nga kontaktet me të tjerët, të bëheni të ndjeshëm. Të gjitha mundësitë ju çojnë në një rrugë qorre.

Si të eliminohet kjo gjendje sa më shpejt

Përse 90 sekonda? Sepse është koha gjatë së cilës, normalisht na pushon një emocion negativ dhe trupi ka nevojë pikërisht për një minutë e gjysmë përpara se të prodhojë hormonin e stresit dhe më pas të kthehet në gjendjen e normalitetit.

Në këto 90 sekonda duhet të përqëndroheni, pa u menduar, për të mirëpritur pikërisht emocionin negativ, gjendjen shpirtërore të errët. Duhet ta pranojmë dhe të mos e hedhim poshtë këtë ndjenjë. Më pas, sapo të fillojë të ulet intensiteti, mjafton të mendojmë për gjërat e bukura që na kanë ndodhur së fundi dhe në pak minuta, kimia negative që është gjeneruar, fshihet. Gjendja e humorit të keq kaloi. Gjithçka vetëm në 90 sekonda.


Shtuar 21.01.2020 17:43